Nuk ndalen protestat në Iran, 9 të vdekur brenda një nate, 450 të arrestuar

Nuk ndalen protestat në Iran, 9 të vdekur brenda një nate, 450

Janë arrestuar rreth 450 persona të arrestuar në Teheran prej të shtunës së kaluar gjatë protestave kundër qeverisë dhe krizës ekonomike.

Protestat po përhapen kudo në Iran por numri i të arrestuarve në qytete të tjera të Iranit nuk është konfirmuar ende

"200 persona janë arrestuar të shtunën, 150 të dielën dhe 100 të hënën" konfirmoi një zyrtar i prefekturës së Teheran, raporton Al Jazeera.

Të paktën 9 persona u vranë gjatë natës, ndërkohë që gjatë 6 ditëve protesta kundër qeverisë janë vrarë 20 persona

Televizioni shtetëror i Iranit konfirmoi të martën se të paktën 6 demonstrues u vranë gjatë përleshjeve me policinë në një stacion policor në Qahdarijan.

Sipas medias shtetërore protestusit u përpoqën të hynin në rajonin e policisë për të rrëmbyer armët.

Një fëmijë 11 vjeçar dhe një 20 vjeçar janë mes personave që mbetën të vrarë në Khomeinishahr.

EMISIONET