Nuk ndalen motrat Hadid, pozojnë nudo për Vogue

Ato janë motra dhe dy nga supermodelet më të famshme e të paguara.

Puna e tyre mbresëlënëse njihet globalisht dhe Gigi e Bella Hadid treguan pikërisht atë që ju ka mundësuar kontrata me shtëpitë më të mëdha të modës në botë ndërsa pozuan për revistën Vogue.

Gigi dhe Bella provuan se fuqia e motrave është e madhe ndërsa u shfaqën të zhveshura në një foto bardh e zi.

Duke folur për Vogue motra e madhe Gigi dhe tha se Bella është një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë

"Ajo është një nga njerëzit e vetëm për të cilën un do të bëhesha agresive. Më bën shumë krenare. Do të bëja gjithçka për të."

22-vjeçarja dha edhe një pasqyrë të rrallë mbi jetën e saj me të dashurin Zayn, duke pranuar se e ka të vështirë që të ekuilibrojë lidhjen në rrjetet sociale.

"Unë postoj atë që mendoj se është e përshtashme për të postuar mbi të dashurin tim dhe komentet janë: Është e ekzagjëruar, gënjeshtër. Por në qoftë se nuk postoj shumë atëherë komentojnë: Ata nuk janë së bashku. Unë mundohem të bëj atë që duket më reale për mua."

Gigi është në një lidhje me yllin britanik të One Direction Zayn Malik për më shumë se dy vjet, por mbetet relativisht private mbi romancën e tyre.

Gigi dhe motra e saj 21-vjeçare janë fëmijët e supermodeles holandeze Yolanda Foster, 53 vjeç dhe dhe biznesmenit miliarder palestinez Mohamed Hadid, 69 vjeç. Ato gjithashtu kanë një vëlla Anwar, 18 vjeç.

Karriera e dy motrave po ecën jashtëzakonisht shumë mirë, kanë kontratë me IMG, kanë sfiluar për Victoria's Secret për të dytin vit rradhazi dhe kanë pozuar për shtëpi të ndryshme të  modës, përfshirë Dior, Chanel, Givenchy, Miu Miu.

EMISIONET