"Nuk mund të ngelësh shtatzënë pa urdhër të shefit"

"Nuk mund të ngelësh shtatzënë pa urdhër të

Punonjëseve femra në një kompani kineze u është kërkuar që të ndërpresin shtatzëninë e tyre ose do të ndeshen me dënime nëse mbesin shtatzënë pa miratimin e shefit.

Firma, një bankë në kryeqytetin provincial Shijiazhuang, kërkoi që të gjithë punëtoret femra të plotësonin një formular çdo janar.

Çdo person që ngelën shtatzënë pa leje do të duhet të zgjedhë mes një aborti mjekësor ose dënimeve, thuhet në artikull.

Sipas mediave kineze, politika e shtatzënësisë 'doli në dritë kur një nga punonjëset femrat në bankë, kërkoi ndihmë mjekësore në mes të tetorit.

Gruaja tha se kishte mbetur shtatzënë papritur dhe pa leje, dhe i ishte kërkuar të zgjidhte midis mbajtjes së foshnjës dhe marrjes së dënimit.

Ajo gjithashtu pohoi se disa nga kolegët e saj femra tashmë ishin penalizuar pasi nuk pranuan të abortonin foshnjat e tyre.

Megjithëse në artikull nuk është specifikuar se cili ishte ndëshkimi i saktë i kompanisë, autori sugjeroi se masat vijojnë nga një zbritje page deri në ulje në pozitë brenda bankës.

Ligjet kineze mbrojnë të drejtat riprodhuese të grave nën politikën e saj të planifikimit familjar, i cili tani lejon çiftet të kenë dy fëmijë.

Megjithatë, një sondazh i Zhaopin.com, zbuloi se 33 për qind e grave në Kinë kishin pasur ulje pagash pas lindjes dhe 36 për qind patën ulje në pozicionin e punës.


EMISIONET