Nuk morën provimin e maturës, vetëvriten 21 nxënës

Nuk morën provimin e maturës, vetëvriten 21 nxënës

Rreth 21 maturantë kanë vrarë veten në shtetin e Teleganas në Indi që kur rezultatet e provimit të lirimit u shpallën më 18 prill.

Viktimat e fundi ishin një djalë dhe një vajzë me 28 prill, i pari kërceu para një treni në hekurudhë, ndërsa vajza i vuri flakën vetes.

Sipas policisë dhe prindërve, të dy studentët ishin në depresion për provimin.

Zyrtarë të qeverisë pranuan se kanë pasur një "dështim serioz" me sistemin e ri teknologjik që u përdor për korrigjimin e provimeve por edhe "gabimi njerëzor" gjithashtu ka përshkallëzuar më tej tragjedinë.

Politikanët kanë apeluar studentët që të mos ndërmarrin asnjë hap ekstrem dhe të vlerësojnë jetën.

"Nëse ata besojnë se rezultati i tyre është rezultat i një gabimi teknik, ata do të kenë mundësi të kërkojnë rishikimin e tyre".

Nga rreth 1 milion studentë, rreth 300,000 dështuan në provimin e këtij viti, me një rritje në krahasim me vitin 2018, sipas një raporti të Daily Mail.

Vërehet gjithashtu se numri i vetëvrasjeve në lidhje me provimet  këtë vit është më i larti në katër vitet e fundit.

Qeveria qendrore e Indisë ka miratuar vitin e kaluar zbatimin e Programit të  Shëndetit Mendor Rajonal në rajone të caktuara, duke përfshirë edhe shërbimet për parandalimin e vetëvrasjes, menaxhimin e stresit në vendin e punës, zhvillimin e aftësive dhe këshillimib në shkolla dhe kolegje.

EMISIONET