Nuk keni vend për parkim? Ky burrë e gjen një zgjidhje të menjëhershme.

Ky është momenti kur një shofer i zemëruar shkëput cepin e një makine tjetër duke e prerë me një gurë fresible. Pamjet qesharake janë filmuar në Rusi.

Teksa një stuhi e furishme përfshin të gjithë parkun e mbuluar me dëborë, burri merr veglën elektrike dhe fillon prerjen e automjetit të bardhë të parkuar.

Pas sharrimit me sukses të metalit, ai e thyen copën me dorë dhe e hedh atë në tokë.

Më pas fut makinën e tij në vendin ku dëshironte.

Video në Rusi është shikuar mbi 121 mijë herë, pas postimit në Facebook.

/Ora News.tv/