Vajzat e Spice Girls janë duke planifikuar koncerte individuale pasi perspektive e ribashkimit të tyre në një turne botëror është hedhur poshtë nga Victoria Beckham.

Duke folur për Vogue mbi koleksionin e saj Vjeshtë/Dimër në Javën e Modës në Paris, stilistja me famë botërore tha: "Unë nuk do të shkoj në turne, vajzar nuk do të shkojnë në turne."

Por ndërsa ideja e një turneu të përbashkët është hedhur poshtë, thuhet se ikonat e pushtetit të vajzave po shikojnë munësinë për të realizuar koncerte vetëm.

"Duke marrë parasysh situatat familjare, angazhimi në një turne botëror ka qenë gjithmonë një kërkesë e vështirë,"-tha një burim për The Sun.

/Ora News.tv/