Nuk ka surpriza në Australian Open, ÇIliç siguron finalen

Nuk ka surpriza në Australian Open, ÇIliç siguron finalen

Marin Çiliç është finalsti i parë i Austalian Open. Tenisti kroat mundi bindshëm britanikun Kyle Edmund 3 me 0. Dominimi i Çimiç u pa që në fillim të ndeshjes, me setin e parë që përfundoi 6-2 në favor të kroatit. Seti i dytë ishte më i luftuar, me 29 vjeçarin që fitoi ngusht 7-6, ndërsa ai i treti ishte një fotokopje i të parit.

Në finale, Çiliç e pret fituesin mes Roger Federer dhe befasisë Hyeon Chung që zhvillohet nesër.

Në konkurrencën e femrave janë përcaktuar dy finalistet e këtij edicioni të Australian Open. Simona Halep do të ketë përballë Caroline Wozniackin në finalen e madhe të fermave.

Tenistja rumune eliminoi në gjysmëfinale gjermanen Angelique Kerber, ndërsa danezja surprizën e turneut, belgen Elise Mertens.

EMISIONET