Deputetja socialiste dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi informacionet që paralajmërojnë një tjetër protestë studentore në  22 maj.

Nikolla u shpreh se ky nuk është vendim  i studentëve, por një pjese që janë të lidhur me politikën, ndërsa përmendi rastin e një studnti që është parë shpesh në protestat e PD.

Nikolla: Nuk ka protestë, por është intervista e një studenti që është parë edhe në protestat e opozitës, packa se është student dhe kërkon që të jetë pjesë e tyre. Pakti i Universitetit ka përparuar dhe përfshin më shumë pika sa vetë studentët kishin. Por dëgjova të thuhej se kishin kërkesa të reja. Në cdo vend të botës ka kërkesa të reja nga studentët. Si kurrë më parë arsimi i lartë është kryefjalë e qeverisë. 

E pyetur për vendimin e Presidentit Meta për mos shkarkimin e  rektorit Mynyr Koni, Nikolla u shpreh se Meta është kthyer në një parti të tretë të opozitës.

Nikolla: Pa dashur ta komentoj shumë, Presidenti i Republikës është kthyer në një parti të tretë të opozitës. Janë shumë ligje që ai po kthen, dekrete të kryeministrit. Jemi të gjithë dëshmitarë. 

Është shumë e rëndësishme që aktorët e jetës së Universitetit ta shohin këtë cështje me shuëm seriozitet, për të ndryshuar sjelljen dhe për të zgjidhur një ngërc konfliktual që ka kapur strukturat e këtij Universiteti. 

/Ora News.tv/