Gigi Hadid dhe Zayn Malik konfirmuan ndarjen e tyre nëpërmjet postimeve të veçanta në Twitter.

Pavarësisht deklaratave për ndarjen  e çiftit më të dashur, fansat shpresonin që kjo të ishte një zënkë e momentit, por mesa duket nuk ka më kthim pas.

Këngëtari me famë botëror Zayn hoqi nga Instagram supermodelen dhe nënën e saj Yolanda Hadid.

Ndërsa 22-vjeçarja vazhdon që ta ndjekë ish yllin e One Direction.

Zayn dhe Gigi qëndruan të lidhur me njëri-tjetrin për më shumë se dy vite. Ata filluan romancën në janar 2016.

/Ora News.tv/