Nuk ka kryer marrëdhënie në 5 vite lidhje, nigeriani merr mësime nga terapistja e seksit

Një 27-vjeçar bëri deklaratën shokuese gjatë një terapie për marrëdhënie seksuale me të fejuarën. Ai pranoi se mendonte që femrat konsumonin lëndë narkotike nëpërmjet vaginës.

Tomiwa dhe partnerja e tij Wunmi, 23 vjeçe u shfaqën tek "BBC3 Sex on the Couch", ku diskutuan rreth mënyrës si do jetë nata e parë e martesës. Çifti nigerian u njoh në një grup që flisnin për Biblën kur ishin adoleshentë dhe Wunmi ra në dashuri me inteligjencën e partnerit të saj.

Për shkak të besimit të tyre të fortë kristian, çifti ka zgjedhur të mos kryejë marrëdhënie seksuale në këto 5 vite lidhje. Ata zgjodhën të merrnin disa këshilla për natën e parë të martesës.

Gjatë seancës me terapisten e seksit Lohani Noor, Tomiwa zbuloi se ka kryer marrëdhënie më parë, por nuk e quan veten me eksperiencë në këtë fushë.

Kur çiftit iu prezantua një vaginë "jastëk" për të mësuar zonat, ai bëri deklaratën shokuese: "Unë mendoja se femrat mund të pijnë lëndë narkotike nëpërmjet vaginës", dhe të gjithë filluan të qeshnin.

EMISIONET