Taylor Sëift është simboli i femrave të reja të pasura dhe të njohura, të cilat ndiejnë presionin e një jete plot privilegje, por edhe detyra përfshirë delikatesën.

Këngëtarja ka sjellë projektin më të ri muzikor 'Delicate' që po thyen rekorde botërore duke u renditur në vend të parë të videove më të ndjekura, edhe pse ka vetëm 15 orë që ka dalë në treg.

Me anë të kësaj kënge, Taylor ka përjetuar përvojën emocionuese e të qenit e padukshme para paparacëve, kolegëve artistë, stafit të hotelit dhe kalimtarëve në metro. Pra ajo ka jetuar një ditë të zakonshme të një qytetare.

Projekti i saj më i ri muzikor po arrin 8 milionë klikime në Youtube, ndërkohë që ndjekësit e saj mund ta marrin nga të gjitha platformat online të kanaleve muzikore.

Mbetet për tu parë nëse do jetë një këngë që do fiksohet në mendjen e njerëzve për të thyer rekorde në industrinë e muzikës.


/Ora News.tv/