Supermodelja Kendall Jenner është ndër më të suksesshmet dhe më të paguarat në fushën e saj. Ajo ka qenë imazhi i revistës Vogue për muajin Prill 2018, ku foli për lidhjen e saj me basketbollistin Blake Griffin.

"Unë mendoj se nuk jam si motrat e mia që thonë: Ja ku është i dashuri im. Prandaj nuk më shohin shpesh me një mashkull. Gjithmonë do jem e rezervuar në daljet e mia me meshkuj. Nuk mendoj se kam prirje biseksuale apo homoseksuale, por nuk e di. Kush e di? Nuk më pëlqen ta provoj një eksperiencë të tillë, jo se jam kundra, por nuk kam e kam provuar asnjëherë. 

Kam energji si meshkujt. Nuk dua ta them gabim sepse nuk jam transgjinore, por jam energjike. Por përgjigja e duhur është se nuk jam lezbike, nuk kam asgjë ta fsheh", tha ajo.

Nuk dha shumë detaje për romancën e saj me basketbollistin, ndërsa e pyetur për shtatzëninë e motrës së saj Kylie, ajo tha se është gjë e bukur por vetë do bënte fëmijë rreth moshës 28 ose 29 vjece.

/Ora News.tv/