Nuk ishte në Këngën Magjike, por Elhaida Dani e gjeti mënyrën “të merrte” triumfin

Nuk ishte në Këngën Magjike, por Elhaida Dani e gjeti

“Plas” nga Flori Mumajesi tani vjen edhe nga Elhaida Dani.

Këngëtarja e njohur nga Shkodra, Elhaida Dani ka publikuar cover-in e këngës fituese në festivalin “Këngën Magjike”. Ajo e ka sjellë edhe me një klip muzikor, të shoqëruar me një përshkrim:

 “Ky cover është një homazh për Flori Mumajesin dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite! Faleminderit Flori, uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde.”

Elhaida nuk dha arsye përse nuk mori pjesë në edicionin e 20-të të festivalit, që u mbajt në Pallatin e Koncerteve para disa ditësh. Vitin e kaluar, ajo doli në vendin e dytë me këngën “E ngrirë” dhe këtë vit zgjodhi të tregonte performancën e saj me një cover të këngës që preku zemrat e të gjithëve.

EMISIONET