Nuk fal Inter-i, "poker" ndaj Cagliarit dhe ngjitet i 3-ti

Nuk fal Inter-i, "poker" ndaj Cagliarit dhe ngjitet i 3-ti

Inter është kthyer tek fitorja, me zikaltërit që mposhtën me "poker" 4-0 Cagliarin.

Në takimin hapës së javës së 33-të në Seria A, të besuarit e Luciano Spaletti e nisën praktikisht në avantazh ndeshjen, pasi i mjaftuan vetëm 3 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. Një krosim i hedhur në zonë nga Joao Cancelo, pavarësisht tentativës për të devijuar të Icardit, përfundoi direkt e në rrjetë, duke bërë që tifozët në "Guiseppe Meaza" të hidhen në delirë.

Për të dyfishuar shifrat mendoi Icardi në startin e fraksionit të dytë, ndërsa golat e kroatëve, Brozovic në të 60-ën dhe Perisic në fundin e takimin i dhanë një fitore të rëndësishme Interit, që pas kësaj fitoreje e shikon veten në vendin e tretë.

Nga ana tjetër Cagliari mbetet i 14-ti me 32 pikë.

EMISIONET