Nuk fal Barcelona, katalanasit "mposhtin" 3 me 0 Leganes

Nuk fal Barcelona, katalanasit "mposhtin" 3 me 0 Leganes

Luis Suarez dy herë dhe një gol i brazilianit Paulinjo i kanë mjaftuar Barcelonës për të fituar ndaj Leganes.

Ishte sulmuesi uruguajan që hapi takimin në minutën e 28, duke përfituar nga një pasiguri e portierit së vendasve. Në të 60 minutë, ishte përsëri Suarez ai që shënoi golin e dytë për blaugranët dhe të dytin personal në këtë takim.

Llogaritë e takimit i mbylli blerja e kësaj vere, Paulinjo i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur.

Me këtë fitore, Barcelona “konsolidon” vendin e parë me 34 pikë, +7 nga Valencia që luan nesër në katalonjë përballë Espanjolin.



EMISIONET