Nuk është në planet e Bayern, dy gjigantët e Seria A duan Muller

Nuk është në planet e Bayern, dy gjigantët e Seria A duan

Edhe pse Bayern Munich është duke rivalizuar dhëmbë për dhëmb për të fituar  titullin e Bundesliga,  hierarkia e bavarezëve është fokusuar më tepër tek sezoni i ri. Drejtuesit po punojnë shumë për të ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese sezonin e ardhshëm me trajnerin Niko Kovac në krye.

Dëshmi për këtë janë afrimet zyrtare të Hernandez nga Atletico Madrid (80 milionë euro) dhe Pavard nga Stuttgart (35 milionë euro). Ndër ata që mund të hapin krahun sipas prestigjozes "Kicker", janë Mats Hummels dhe Thomas Muller, të cilët janë përjashtuar kohët e fundit edhe nga kombëtarja e Gjermanisë.

Mbrojtësi i qendrës, ka një kontratë që përfundon në qershor të vitit 2021, dhe foli rreth spekulimeve për të ardhmen e tij.

"Unë dua të kuptoj se kush janë planet e klubit. Momenti që ata më thonë se duan të mbështeten tek unë, gjithçka do të jetë në rregull për mua, ndryshe do të shohim dicka tjetër", tha Hummels.

Për Muller, ka interesi të fortë nga Italia, kryesisht nga Interi dhe Milani (dhe një klub anglez), i cili kërkoi informacion. Kontrata e gjermanit që përfundon në qershor 2021 dhe Muller mund të ndryshojë ambient në stinët e fundit të karrierës së tij të futbollit.

Në sezonin aktual 29 vjeçari ka shënuar 6 gola në Bundesliga, ndërsa ka 6 paraqitje në Champions League nuk e ka dërguar asnjëherë topin në rrjetë.

EMISIONET