Ajo është një ndër emrat më të komentuar të faqeve rozë në Shqipëri dhe në mediat ndërkombëtare. Cardi B mori vëmendje të madhe me projektin e saj muzikor 'Bodak Yellow', ndërsa tani çdo detaj i saj vihet re.

Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, arrijmë të kuptojmë se ajo është repere e lindur pasi shfaqet shpesh me veshje 'Gangsta'.

Tekstet e këngëve të saj, me të cilat ka arritur të krijojë një pasuri marramendëse janë të zhanerit hip-hop prandaj është e habitshme që ta shohim në një version tjetër.

Por Cardi B ka vendosur të bëjë një ndryshim të vogël duke u shfaqur me një fustan të kuq, ku duket si të jetë një vajzë e vogël që nuk ka lidhje me rap-in.

Ajo ka marrë pëlqimin e publikut për këtë paraqitje nëpërmjet komplimenteve të ndryshme në komente.

/Ora News.tv/