Nuk është Justin Bieber, ja kush është shkaku i acarimit të marrëdhënies mes Selena Gomez dhe nënës së saj

Nuk është Justin Bieber, ja kush është shkaku i acarimit

Ishte raportuar kohët e fundit se nëna e saj ishte e mërzitur pasi ajo j’u rikthye romancës me Justin Bieber.

Por Selena Gomez dhe mamaja e saj Mandy Teefey thuhet se kishin një marrëdhënie "të tensionuar" për më shumë se tre vjet pasi u ndanë rrugët si menaxhere dhe kliente.

Ndërsa këngëtarja 25-vjeçare u kthye me një ekip të ri ekzekutiv në vitin 2014, ndarja e marrëdhënies profesionale të palëve shkaktoi një përçarje të madhe mes nënës dhe vajzës, thotë një burim i brendshëm për E! News.

Burimi zbuloi: 'Selena ka thënë gjithmonë se personi më i rëndësishëm për të është mamaja e saj, Mandy. Por ato kanë pasur një marrëdhënie vërtetë të komplikuar dhe kanë kaluar shumë ulje dhe ngritje. '

 "Kjo shkaktoi një përçarje të madhe në marrëdhënien e tyre.

EMISIONET