"Nuk e prisja të luaja për 8 vite këtu", De Gea firmos për ekipin e tij të ri

"Nuk e prisja të luaja për 8 vite këtu", De Gea firmos

Tashmë është zyrtare. David de Gea do të jetë një futbollist i Manchester United deri në vitin 2023. Është ky lajmi i ditës në tokën angleze, me klubin e "djajve të kuq" që ka konfirmuar firmën me portierin spanjoll për 4 sezonet e ardhshme me opsion për ta zgjatur edhe një vit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes De Gea deklaroi:

"Ka qenë një privilegj të kaloj tetë vjet në këtë klub të shkëlqyeshëm dhe mundësia për të vazhduar karrierën time në Manchester United është nder për mua. Nuk e kisha imagjinuar se do të luaja mbi 350 ndeshje për këtë klub.

"Tani e ardhmja ime është e fiksuar. Gjithçka që dua është ta ndihmoj këtë ekip të arrijë atë që besoj se mundemi dhe të fitojmë përsëri trofe së bashku. Si një nga lojtarët  më me eksperiencë në skuadër, unë dua të mbështes dhe të udhëheq në çdo mënyrë që të mundem për të ndihmuar lojtarët më të rinj, kështu që ata e dinë se çfarë do të thotë të luani këtu.

"Unë mendoj se kam ende shumë për të arritur në klub dhe me të vërtetë besoj se Manchester United mund të nis rrugën e suksesit dhe të shpërblejë tifozët tanë për mbështetjen e tyre", tha De Gea për faqen zyrtare të klubit në internet.

De Gea ishte futur në muajit e fundit të kontratës me United, ku ngjalli interesin e Paris Saint Germain dhe Juventusit. Pritet që De Gea të marrë 15 milionë euro neto në sezon, ku bashkë me bonuset mund të arrijë deri në 20 milionë euro.



EMISIONET