Një sheik ka denoncuar tre bashkëshortet e tij të ligjshme pasi nuk e lejuan të martohej me një tjetër.

Sheiku maroken, Mohamed Fizazi konfirmoi se kishte çuar çështjen në gjykatën ndërsa vendosi që të mos e komentojë pa u konsultuar me avokatët e tij.

Ligji markone përcakton se një burrë ka të drejtë të martohet me katër gra, me kusht që të marrë pëlqimin e bashkëshorteve.

Por kjo gjë ka shkaktuar konflikte në çift dhe raste të shumta të divocit pasi gratë kanë refuzuar të ndajnë me të tjera burrin e tyre.

67-vjeçari është dënuar në vitin 2003 me 30 vite burg për militantizmin radikal islamik por në vitin 2011 u fal nga Mbreti Mohamed VI së bashku me disa bashkëbesimtarë, duke u bërë në nga ajo kohë një mbrojtës i zjarrtë i monarkisë.

Që pas lirimit të tij në vitin 2011, ai është bërë një personalitet shumë mediatik për mëllefin e tij kundër ateistëve, liberalëve dhe të gjithë atyre që nuk pajtohen me mendimet e tij ultra-konservatore.

Vitin e kaluar, sheiku u akuzua për rrëmbimin e një gruaje palestineze me të cilën donte të martohej.

/Ora News.tv/