"Nuk e dija që kishte dallim Shqipëria me Kosovën", Almeda Abazi përplaset me fansin për flamurin

Almeda Abazi: Nuk e dija që kishte dallim Shqipëria me Kosovën

Moderatorja e njohur Almeda Abazi ka shprehur mbështejen për këngëtaren Era Istrefi, pas performancës në Kupën e Botës.

Almeda ka publikuar një foto të Erës duke kënduar në stadiumin e Luzhniki në Moskë.

Ajo shkruan se është shumë krenare për suksesin e bashkëatdhetares së saj, ndërsa e ka shoqëruar përshkrimin me flamurin e Shqipërisë.

Një fans i ka komentuar duke thënë se në fakt Era përfaqëson flamurin e Kosovës dhe jo të Shqipërisë.

Kjo ka sjellë reagimin e moderatores e cila është shprehur se nuk e dinte që Shqipëria ka dallim me Kosovën.

EMISIONET