Nuk do të luaj në elitë, Maradona merr vendimin te skuadra meksikane

Nuk do të luaj në elitë, Maradona merr vendimin te skuadra

Pavarësisht dështimit për tu ngjitur në elitën e futbollit meksikan, Diego Armando Maradona do të vazhdojë të drejtojë Dorados de Sinaloa.

Lajmi është konfirmuar nga një prej avokatëve të ish-yllit të Napolit dhe kombëtares argjentinase, me Matias Morla që ka hedhur poshtë zërat e një lamtumire të mundshme nga skuadra e Serisë B meksikane.

Dorados u eliminua në play-off-in e ngjitjes për në kategorinë elitare meksikane nga Atletico San Luis. Ndërkohë Maradona pritet të jetë në stol këtë të diel kundër Celayas.



EMISIONET