Filloi karrierën si modele për të qenë një ndër prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar. Arjola Shehu është një ndër vajzat shqiptare që u sfidua në fillimet e saj për të veshur bikini, gjë të cilën nuk e ka pranuar.

E ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo tha:

“Nuk kam pozuar asnjëherë, jo vetëm që kam patur siklet por kam qenë shumë e prerë në këtë pjesë. Nuk më pëlqen të ekspozohem, është cështje e natyrës sime dhe disa koncepteve që unë kam.”

E pyetur nëse e ka kompleks këtë gjë apo e ka problem nga familja, Arjola rrëfeu:

“Nuk do më bëhej qefi mua, nuk do ndihesha unë mirë se thashë nuk jam natyrë.”

/Ora News.tv/