Çmimet Grammy kanë filluar të përfliten, ndonëse ceremonia do të mbahet me 11 shtator në vitin 2019.

Në 2018, Dua Lipa nuk arriti të nominohej apo të merrte ndonjë çmim në ceremoninë më të madhe ku vlerësohet muzika e artistëve. Por këtë vit, ajo ka shpresë se mund të fitojë ndonjë trofe që do t’ia dedikojë disa njerëzve shumë të veçantë. Nëse bukuroshja shqiptarja do arrijë të marrë një çmim atje, do konsiderohet fitorja më e madhe që ka marrë në tregun e muzikës.

Në intervistën për Billboard, së bashku me artistët Post Malone dhe Mai, ajo zbuloi se fitorja do të përfaqësojë diçka më të madhe se ajo vetë.

“Jam shumë krenare që kam dy kombësi. Përfaqësoj Londrën dhe Prishtinën. Kam jetuar në Kosovë për 4 vite derisa u shpërngula për në Londër. Kur publikova këngën time të parë, të gjitha klikimet erdhën nga Kosova. Të gjitha. Nëse fitoj, dua ti siguroj vajzave të reja që edhe nëse vjen nga një vend i vogël si Kosova mund të arrish shumë gjëra”, tha Dua. 

Kujtojmë se ajo realizoi një koncertin “Sunny Hill” në Prishtinë me 10 gusht ku mblodhi emra të njohur të muzikës në Shqipëri dhe në botë.

Dua ka patur suksese të tjera gjatë këtij viti pasi është e para artiste që performoi në Tomorrowland. Gjithashtu në çmimet e GQ, u shpall artistja më e mirë e vitit. Ndër të tjera, projektet muzikore që ka sjellë gjatë kësaj periudhe janë ngjitur në toplistat muzikore ndërkombëtare.

/Ora News.tv/