Genc Fuga i ftuar në emisionin BOOM sqaroi situatën e "përçarjeve" mes aktorëve sa i takon debatit për Teatrin Kombëtar.

Fuga tha se nuk kanë një strategji të qartë dhe se ne nuk e dinë kundër kujt po luftojnë.

Genc Fuga: Duke qenë se nuk kemi një strategji të qartë se ku do shkohet, është lënë vend për diskutim për të gjitha mendimet e ndryshme sesi mund të drejtohet kjo gjë. Kemi një peticion i firmosur nga 89 veta me praninë e dy sindikatave, një grupimi dhe pedagogëve dhe studentëve të Universitetit të Arteve, nuk kemi përgjigje për këtë peticion. Në peticion thuhej qartë se nuk lëvizet godina pa definuar mirë cështja e godinës dhe tjetra është hiq ligjin. Ndërkohë një pjesë e këtyre 4 organizmave ka konkluduar që ligji edhe mund të amendohet që bie në kundërshtim me peticionin e parë. Rasti konkret është çfarë detyrimi ligjor ka ministria që të të marrë parasysh mendimin?! Se mund të jemi rekomandues, në momentin e të qenit rekomandues ok, më the nuk më pëlqeu, faleminderit dhe mirëpuafshim. Këto janë ato tavolinat që krijoi ministria, mirëpo ca statusi ke që ore do të dëgjoj, do debatoj etj! Cfarë kemi në një kohë? Nuk kemi asnjë! Ndërkohë kemi ligjin e te drejtave të autorit që është problematik. Kemi lajmin më fantastik që pushon së qeni galeria dhe është bërë muze i veprave artistike.

Fiori Dardha: Ju nuk jeni bashkë tani?

Genc Fuga: Patjetër, nuk kemi si të jemi bashkë, ne nuk e dimë kundër kujt po luftojmë?!

Fiori Dardha: Këto tre sindikata si funksionojnë?

Genc Fuga: Sindikata merret me interesat e anëtarëve të vet.

Fiori Dardha: Kështu sic thua ti ministrja ju paska bërë nder që edhe ju ka dëgjuar

Genc Fuga: Në aspektin mediatik po



/Ora News.tv/