Nuk bind stafin, Liverpool nxjerr në ankand Shaqirin

Nuk bind stafin, Liverpool nxjerr në ankand Shaqirin

Finalja e UEFA Champions League nuk është vetëm takimi i fundit i sezonit për Liverpool, por edhe ai i fundit me fanellën e kuqe për Xherdan Shaqirin.

Të paktën këtë shkruajnë mediat britanike, që pohojnë se futbollisti i kombëtares së Zvicrës është nxjerr në ankand nga drejtuesit "The Reds".

Sulmuesi me origjinë shqiptare u transferua në "Anfield Road" vetëm në verën e vitit të shkuar. Asokohe, Liverpool pagoi 13.5 milionë euro në arkat e Stoke City, por konkurenca me Salah e ka lënë tërësisht në hije.

Gjithsesi, kartoni i tij ka pësuar rritje, me Liverpool që pretendon të përfitojë rreth 10 milionë euro nga shitja e tij, pasi kërkon jo më pak se 22 milionë euro për kartonin e tij. Interes për të kanë shfaqur në Spanjë, Itali dhe Gjermani, destinacion që shihet si i preferuar nga 27 vjeçari.

EMISIONET