Nuk bëri detyrat, rrihet për vdekje 9-vjeçari

Nuk bëri detyrat, rrihet për vdekje 9-vjeçari

Një djalë 9-vjeç është rrahur për vdekje nga të afërmit te tij në Francën lindore pasi refuzoi të bënte detyrat e shkollës në shtëpi.

Nëna e tij, motra, vëllai dhe e dashura e vëllait, u arrestuan të mërkurën pas vdekjes së djalit  më 17 shtator.

9-vjeçari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, vdiq në shtëpinë e tij në qytetin e Mulhouse.

Nëna e tij nuk ishte në shtëpi kur ai u dhunua për vdekje, por u arrestua për t'u marrë në pyetje.

Rrethanat e vdekjes së tij ende nuk janë të qarta, por prokurorët thonë se u rraf keq pas refuzoi të bënte detyrat e shtëpisë.

Sipas autopsisë rrahja ishte shkaku më i mundshëm i vdekjes.

Motra e 9-vjeçarit, vëllai dhe e dashura e vëllait telefonuan shërbimet emergjente, por mjekët nuk arritën ta ringjallnin atë.

EMISIONET