Pavarësisht zërave për një marrëveshje të afërt mes PS dhe PD, kjo e fundit hedh poshtë të gjitha pretnedimet. 

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-deputeti Flamur Noka këmbëngul se pa u larguar Rama nga posti i kryeministrit nuk do të ketë marrëveshje.

Flamur Noka: Ajo që mund të them me siguri dhe përgjegjshmëri është se nuk ka asnjë marrëveshje mes opozitës. PD dhe mazhorancës. Nuk ka as tentativë për marrëveshje.  

PD ka më së paku 8 muaj që ka iniciuar një aksion opozitar për të gjetur një zgjedhje për zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën kryeministër. 

Nga aksioni opozitar Shqipëria dhe shqiptarët kanë fituar shumë. Aksioni politik i opozitës vazhdon. 

Shkaktari i kësaj krize është Edi Rama. A mund ta zgjidhë krizën shkaktari i krizës?! Prandaj ne duam një qeveri tranzitore për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershme dhe për pastrimin e administratës dhe pushtetit nga krimi. 

Sa i takon informacioneve të presidentit për diegie të Kuvendit, deputeti Noka tha se kjo gjë nuk bëhet nga PD dhe opozita.

Flamur Noka:  Opozita ia ka dalë të zhvillojë protestat qytetare në këtë vend. Ai lum njerëzish u menaxhua dhe nuk ka pasur kurrë, askujt në PD nuk i ka shkuar në mend. Një gjë ju them me opozitën dhe PD nuk ka lidhje. Nuk ka pasur persona të tilla në protestat e opozitës.

/Ora News.tv/