Nobel shkon për ekonomistët për punën e tyre në ndryshimet e klimës

Nobel shkon për ekonomistët për punën e tyre në

Çmimi Nobel i këtij viti për ekonomi i është dhënë William Nordhaus dhe Paul Romer për punën e tyre në rritjen të qëndrueshme ekonomike.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se ata kishin trajtuar "disa nga pyetjet më të urgjente" se si të arrihet rritja e qëndrueshme.

Hulumtimi i ekonomistëve amerikanë fokusohet në mënyrën se si ndryshimet klimatike dhe teknologjia kanë ndikuar në ekonomi.

Fituesit e Nobel do të marrin 841 mijë dollarë.

Nordhaus, i Universitetit Yale, ishte personi i parë që krijoi një model i cili përshkroi ndërveprimin midis ekonomisë dhe klimës, sipas Akademisë.

Ndërsa Romer, i Shkollës së Biznesit në Universitetin e New York, ka treguar se si forcat ekonomike 'qeverisin' gatishmërinë e firmave për të prodhuar ide dhe novacione të reja.

"Gjetjet e tyre kanë zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme fushën e analizave ekonomike duke ndërtuar modele që shpjegojnë se si ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe njohuritë,"-tha akademia në deklaratë.

EMISIONET