Njolla e “turpit” në Vlorë, ujërat e zeza mbulojnë zonën e Plazhit të Vjetër

Njolla e “turpit” në Vlorë, ujërat e zeza

Ujërat e zeza kanë mbuluar pjesë të plazhit të vjetër në Vlorë që edhe për këtë vit do të mbetet njolla e turpit për qytetin bregdetar. Përpunimi i ujravve të zeza mbetet sfida pa zgjidhje e bashkisë së Vlorës ku turizmi është prioritet dhe motor zhvillimi.

Plazhi i Vjetër do të jetë pika e turpshme e turizmit në Vlorë edhe për këtë vit.

Kjo është gjendja (shikoni videon) vetëm pak ditë para çeljes zyrtare të sezonit turistik.

Kanalizimet janë bllokuar dhe ujrat e zeza kanë vërshuar kudo duke kaluar çdo limit.

Ndotja vjen nga këto kabinat që shërbejnë si banesa sociale, ku edhe pse paguajnë banorët nuk marrin asnjë shërbim.

Plazhi i vjetër ka qenë një prej zonave më të frekuentuara nga qytetarët, por prej vitesh turistët këshillohen që ti qëndrojë larg.

Menaxhimi i ujrave të zeza është një çështje që ende nuk ka marrë zgjidhje në bashkinë e Vlorës, ku turizmi është prioritet.

Impianti i përpunimit të ujërave te zëza në Vlorë që besohet se do ti jepte zgjidhje një pjesë të problematikës së ndotjes ende nuk është vënë në funksion.



EMISIONET