Pasi njohu Jeruzalemin si kryeqyteti i Izraelit, Donald Trump ka marrë vlerësimin nga skuadra izraelite, Beitar Jeruzalem që tani do të quhet Beitar Trump Jeruzalem.

“Jeruzalemi ka 70 vite që pret njohje ndërkombëtare, derisa presidenti Trump, me një lëvizje të guximshme, e njohu si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit.

“Presidenti i klubit, pronari Eli Tabib dhe menaxheri Eli Ohana, kanë vendosur t’i vënë klubit emrin e presidentit amerikan, i cili bëri histori. Që tani e tutje do të quhet Beitar Trump Jerusalem”,-shkruhej në deklaratën për shtyp të skuadrës izraelite.

Vetëm pak ditë më parë, Trump doli kundër të gjithë aleatëve dhe njohu kryeqytetin e Izraelit.

/Ora News.tv/