Njoftoi largimin nga Atletico, Barcelona merr vendimin për Griezmann

Njoftoi largimin nga Atletico, Barcelona merr vendimin për Griezmann

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk ka ndërmend të nënshkruajë me Antoine Griezmann.

Çmimi i lartë prej 120 milionë euro pas 1 korrikut, i kërkuar nga Atletico Madrid, duket i lartë për arkat e Katalanasve, që në këtë mënyrë i ka hapur udhë skuadrave si Manchester United dhe PSG për të firmosur me francezin.

Një tjetër pengesë është edhe paga e Griezmann. Kampioni i botës kërkon rreth 17 milionë euro në sezon, shifër kjo tepër e lartë për Barcelonën.

Tratativat mes Barcelonës dhe Griezmann kanë nisur që në sezonin e shkuar, por asokohe 27 vjeçari nuk preferoi të largohet nga "Los Colcheoneros". Kjo rriti imazhin e tij te tifozët madrilen, por e uli atë në kampin katalanas, të cilët tashmë nuk e duan në "Camp Nou".

EMISIONET