Këto vajza autike po shkëlqejnë në industrinë e modës

Këto vajza autike po shkëlqejnë në industrinë e

Autizmi është një çrregullim mendor që ndikon në mënyrën se si njerëzit përpunojnë informacionin. Kjo gjë nuk i ka ndaluar disa adoleshente që të futen në industrinë e modës për të treguar sa të bukura janë dhe myund të bëjnë diçka.

Katër modele në Gana kanë fituar çmime dhe janë bërë imazhe të markës për një kompani uji. BBC ka folur me nënën e njërës prej tyre, Mary Amoah, e cila shpjegoi historinë e së bijës: "Disa prindër hoqën fëmijët nga shkolla sepse frikësoheshin se autizmi i vajzës sime do infektonte fëmijët e tyre. Është e trishtueshme. Më bën të ndihem sikur ka ardhur fundi i jetës sime.

Ekziston gjithmonë diçka e mirë në situatat negative. E vura re sa e bukur është kështu që mendova, Je e bukur, ti mund të bësh diçka. Nëse do ecësh në skenë, nuk e ke të nevojshme të flasësh shumë. I bleva vetes një kamera profesionale, më pas çdo ditë e bëja që të ecte dhe i bëja fotografi."

Tani vajzat kanë hyrë fuqishëm në industrinë e modës, ku shkëlqejnë në fushata të ndryshme.

EMISIONET