Dy të moshuar i kanë dhënë fund beqarisë dhe janë shpallur të sapomartuarit më të vjetër të Britanisë.

Joan Grant, 81 vjeç u martua me Ted Wright, 90 vjeç.

Të dy kanë qenë të martuar më përpara, por bashkëshortët respektivë të tyre kanë ndërruar jetë. Fati i lidhi me njëri-tjetrin në një festë të disa punëtorëve të dalë në pension.

Ted shpreson që historia e tyre tu japë shpresë të tjerëve.

"Asnjëri prej nesh kurrë nuk mendoi se do të martoheshim përsëri,"-tha ai. "Ne jemi kaq të lumtur."


/Ora News.tv/