Një nënë beqare ka siguruar rreth 13 mijë dollarë duke takuar meshkuj të martuar. Britney Boone, 26 vjeçare, e gjeti veten duke fituar të ardhura për veten dhe vajzën e saj 18 muajshe duke hyrë në programe takimi.

Ajo insiston se nuk punon si prostitutë pasi nuk paguhet për të kryer marrëdhënie seksuale.

"Nëse do merrja nga 1 dollarë sa herë që më quajnë prostitutë, do isha e pasur", tha Britney. Para se të bëhej nënë fitonte rreth 9 mijë dollarë për tre vjet, ndërsa kur erdhi në jetë vajza, të ardhurat iu rritën me 4 mijë dollarë.

E gjitha filloi kur një shoqe i sugjeroi faqen "WhatsYourPrice.com", ku të pasurit i japin para vajzave të reja vetëm për të dalë me to, iu duk zgjidhja ideale. Britney pranoi se ka fjetur vetëm me një prej meshkujve që është takuar, të cilin e pëlqente, gjë që i duket tërësisht normale.

/Ora News.tv/