Njihuni me moderatoren më të paguar në botë

Njihuni me moderatoren më të paguar në botë

Forbes ka shpallur listën e moderatorëve më të paguar në botë.

Vendin e parë e mban Judy Sheindlin, e njohur ndryshe si "Judge Judy", e cila ka fituar 147 milionë dollarë vitin e kaluar.

Sipas Forbes, moderatorja i shiti CBS për 100 mijë dollarë të drejtat e 5.200 episodeve  të emisionit mjaft të ndjekur “Judge Judy”, si edhe episodet e ardhshme.

Me një pasuri neto prej 400 milion dollarësh, Sheindlin është gruaja e 48-të më e pasur në Shtetet e Bashkuara.

Moderatorja mundi  Ellen DeGeneres, e cila mban vendin e dytë me 87 milionë dollarë.

Ato u ndoqën nga  Dr. Phil McGraë që u rendit i treti në listë me 77 milionë dollarë dhe Ryan Seacrest në vendin e katërt me 74 milionë dollarë.

Ndërsa vendi i pestë mbahet nga Steve Harvey erdhi në vendin e pestë në listë me 44 milionë dollarë pasi solli shfaqjen e tij të re, Steve, vitin e kaluar.

EMISIONET