Pas 9 vitesh ndërprerje është rikthyer në Itali spektakli i bukurisë Miss Arbëreshe 2019.

Për 3 ditë rresht, 16 bukuroshe nga komuna të ndryshme arbëreshe kanë konkuruar për titullin "Miss Arbëreshë 2019".

Është ky edicioni i XV i këtij eventi që sivjet u zhvillua në komunën Spezzano Albanese në Kalabri i ideuar dhe i kuruar nga shoqata "Ahi Nama".

Më e bukura e Arbërisë u shpall Ilenia Colloca nga fshati arberesh Frascineto.

Ajo është 22 vjeçe dhe studion për Juridik në Universitetin e Madridit.

"Është mjaft bukur të vlerësohesh dhe të çosh përpara traditën", ka komentuar me kurorën mbi kokë, Miss Arbërëshë 2019.

Është hera e tretë në historinë e këtij eventi që titullin Miss Arbëreshë e merr një bukuroshe nga komuna e Frascinetos.

Ndërsa për kryetarin e Bashkisë, Spezzano Albanese, "ky event është një moment i fortë identiteti për të vlerësuar dhe kontributin arvëreshëve në Kalabri".

Për vendin e dytë e të tretë të Miss Arbëreshe 2019 juria vlerësoi Rosita Lavergata nga Spezzano Albanese dhe Carla Cipriano nga San Benedetto Uliano.

/Ora News.tv/