Njihuni me 98-vjeçaren që rrëmbeu vëmendjen e ndeshjes së basketbollit

Njihuni me 98-vjeçaren që rrëmbeu vëmendjen e ndeshjes

Një grua 98-vjeçare ka vjedhur vëmendjen e të gjithëve gjatë ndeshjes së basketbollit NCAA March.

Ajo është tifoze e betuar e Loyola University Chicago Ramblers që u bë ekipi i katërt i kualifikuar për finalen e madhe.  

Jean Dolores Schmidt është besimtare e fesë së krishterë, gjithashtu fansja më e madhe e ekipit të bashketbollit.

Këtë herë 98-vjecarja u bë e njohur pasi pati rastin të intervistohej nga Coy Ëire.

Pjesë nga biseda

Gazetari: Tani je e njohur.

Schmidt: E di. Këtë më thonë. Besoj që e di se korrigjova gazetarin ditën tjetër. Ai më tha që jam kombëtare. Jo i thashë, ne jemi ndërkombëtarë.

Bashkë me famën vijnë dhe reklamat. Sipas ESPN, ekipi Loyola ka miratuar më shumë se 25 bluza me bekimin e saj për kompani të ndryshme.

Për ekipin e njohur të baskebollit, Jean është e njohur pasi ka qenë mes tyre për 50 vite. Ajo ka qenë ish-basketbolliste dhe e njeh mirë lojën prandaj gjendet mes tyre për ti dhënë mbështetje lojtarëve si dhe për tu lutur për ta.

EMISIONET