Burri me thonjtë më të gjatë në botë më në fund i ka prerë ato pas 66 vitesh.

Shridhar Chillal i ka dërguar thonjtë që shkojnë sa gjatësia e një autobusi në një muze në New York.

Thonjtë u deshën 66 vite që të rriteshin por vetëm disa minuta për tu prerë.

Të mërkurën Chillal nga Pune, Indi, i cili mban Rekordin Botëror të Guinness për thonjtë më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në një dorë, përfundimisht i preu ato.

Ose më saktë një teknik që mbante maskë në fytyrë dhe duke përdorur një mjet elektik me kujdes arriti që ti priste gjatë një ceremonie të prerjes së thonjve në New York.

82-vjeçari rriti thonjtë në dorën e majtë që kur ishte 14 vjeç. Thonjtë e tij kishin një gjatësi prej 9 metrash dhe thoi më i gjatë  ishte ai i gishtit të mesit.

Nuk ishte një punë e lehtë për të që të kishte thonjtë më të gjatë në botë. Chillal ka thënë se thonjtë e tij ishin kaq të brishtë sa që duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të mos i thyejnë ata gjatë gjumit: "Nuk mund të lëvizja shumë, kështu që çdo gjysmë ore zgjohesha dhe lëvizja dorën në anën tjetër shtratin."

/Ora News.tv/