Ish diplomati Agim Nesho komenton shkarkimin e sekretarit të shtetit Rex Tillerson nga Donald Trump.

Agim Nesho: "Gjatë analizave të shtypit gjithmonë është parë një divergjencë nga pikëpamja e zhvillimit të politikës së jashtme mes Presidentit Trump dhe sekretarit Tillerson.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe është vënë në dukej që Departamenti i Shtetit nuk kishte marrë atë funksionin e domosdoshëm për të drejtuar dhe vënë në zbatim një politikë të jashtme të presidentit Trump.

Ka pasur disa mospërputhje gjatë këtyre kohëve që janë bërë publike. Përshembull deklarata e sekretarit Tillerson gjatë vizitës në Kinë për mënyrën e negociimit me Korenë e Veriut gjë që u përgënjeshtrua menjëherë nga presidenti Trump.

Deklarata gjatë vizitës në Afrikë ku sekretari i shtetit nuk ishte në dijeni të një takimi të mundshëm mes Koresë së Veriut dhe Washingtonit  këto tregonin se marrëdhëniet e Sekretarit të Shtetit dhe presidentit kishin një ngrirje mes tyre dhe erdhi momenti kur presidenti Trump e zëvendësoi me drejtorin e CIA, Mike Pompeo.

Po si shihet figura e Mike Pompeo ?

Agim Nesho : Është një figurë që meriton vëmendjen dhe përkrahjen e duhur. Ka një karrierë të admirueshme. Një person që ka punuar në kongresin amerikan. Ka kryer me sukses drejtorin e CIA-s  dhe është një nga personat më të besueshëm të Trump gjë që është e mjaftueshme. Vendosja e zotit Tillerson nga biznesi në postin e sekretarit nuk dha rezultatet e pritshme të kabinetit Trump.

/Ora News.tv/