Një vit pas nisjes së vettingut, shefja e ONM vjen në Tiranë

Një vit pas nisjes së vettingut, shefja e ONM vjen në Tiranë

Një vit pas nisjes së procesit të vettingut në Shqipëri, shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera vjen nesër në Tiranë.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), do të marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, në Hotel "Tirana International", në Tiranë.

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, e financuar nga BE-ja, do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të saj, dialogun e politikave dhe përpjekjet për advokim për një mjedis që krijon mundësi.

Gazetarja e RTV ORA, Fjorela Beleshi thotë se Calavera do të zhvillojë takime me përfaqësues të mazhorancës, opozitës por edhe me shoqërinë civile.

Mësohet se në fokus të këtyre takimeve do të jetë reforma në drejtësi.

EMISIONET