Moderatorja Bora Zemani dhe DJ Vin Veli i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë vitin e kaluar.

DJ i njohur deklaroi në një intervistë se kishte tradhtuar por nuk dha detaje nëse ka ndodhur gjatë lidhjes me Borën. Ndërkohë, Bora nuk i ka rezistuar trendit të momentit "Më bëj një pyetje" në Instagram.

Ishte një prej ndjekësve të saj që i kujtoi lidhjen me Vin Velin duke e pyetur nëse e ka patur të vështirë ndarjen.

"Nuk besoj se ka ndarje të thjeshtë", shkruajti Bora.

Pavarëisht kësaj, të dy kanë vogëlushin Arbor që do ti bashkojë gjithë jetës, i cili momentalisht jeton me nënën e tij.


/Ora News.tv/