Një tjetër operacion i sukseshëm i policisë italiane ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe marijuane dhe në vënien nën pranga të një trafikanti shqiptar.

Gjatë ditës së sotme policia italiane e qytetit të Riminit ka arrestuar një 52 vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut të drogës.

Në makinën e tij u sekuestruan 65 kg marijuanë e konfeksionuar në 49 pako. Vlera e drogës do të sillte një përfitim prej 700 mijë euro.

 Shtetasi shqiptar banues prej vitesh në Rimini u ndalua pranë daljes së autostradës Rimini Sud. Ai ishte i skeduar më parë nga autoritetet italiane për veprën penale të trafikut të drogës.

/Ora News.tv/