Rihanna ka qenë gjithmonë në rresht të parë kur vinte puna tek vendlindja e saj dhe tani ka marrë një titull.

Qeveria e Barbadosit ka njoftuar sot se Rihanna (emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty) është emëruar Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Fuqishme.

Përgjegjësia e saj në këtë post është të promovojë edukimin, turizmin dhe investimin në ishull. Këtë gjë, Rihanna e ka bërë prej kohësh nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Para pak kohësh, ajo foli me liderët nga Gjermania, Japonia, Finlanda dhe Zelanda e Re për të sjellë fonde që të rrisnin arsimimin e fëmijëve në Barbados.

Kohët e fundit, Rihanna është tërhequr shumë nga muzika pasi ka punuar për linjën e saj kozmetike dhe të veshjeve, me të cilat po arrin sukses të madh.

/Ora News.tv/