Një tjetër person i dyshuar si bashkëpunëtor për grabitjen e 9 prillit të milionave euro në aeroportin e Rinasit është arrestuar.

Ai është Hasan Kanaçi i cili dyshohet se ndihmoi  nga brenda aeroportit grabitësit e miliona eurove.  Ai u arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera,  informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar  të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit: Hasan Kanaçi, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë." informoi sot (15 qershor) policia e shtetit.  

Gjithashtu gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, por pa dhënë saktë vlerën e sekuestruar. Flitet se sasia e parave të sekuestruara është 100 mije euro.

Kanaci ishte punëtor i aeroportit në pjesën cargo ku përpunohen mallrat në aeroport. Ai dyshohet se ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjen e tyre. Fillimisht 48 vjeçari u shoqërua në ambientet e policisë, ku nuk k apranuar se ka lidhje me ngjarjen dhe ka kërkuar një avokat.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale  “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim" " Grupi i  strukturuar kriminal" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta"  ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit  “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë"

Arrestime te tjera

Mësohet se priten të kërkohen dhe arrestime të punonjësve të tjerë të Aviacionit Civil të cilat me veprimet e tyre kanë mundësuar grabitjen e 9 prillit. 

Në grabitje u morën rreth 6 milione euro nga 4 persona të cilet ishin me furgon me mbishkrimin hetimi tatimor.  Në këtë grabitje nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, personi që në pistë u fut i maskuar me një maskë silikon dhe që sipas policisë ishte kapoja i grupit. E gjithë skema u zbulua pas arrestimit të Alkond Brengasit i cili zbuloi dhe persont e tjere.  

Deri tani 7 te arrestuar - Shkoi ne 7 numri i të arrestuarve për grabitjen e thasëve me miliona euro në aeroportin e Rinasit, Tiranë, që ndodhi më 9 prill 2019. 

Të arrestuar janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela. Ata po hetohen në gjëndje arresti. Ndërkohë janë në kërkim Klemend dhe Eldi Çala. Ndaj tyre ka nisur dhe hetim tatimor.



/Ora News.tv/