Një takim i dytë Rama-Basha? Kryeministri: Bën sikur s'do, prapë do më takojë

Edhe pse kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dekaruar se nuk do të ketë një tryezë të dytë me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit shprehet se qëllimi i protestës ka vetëm një synim.

Edi Rama: Ajo kënga ishte për Lulin, se me Lulin ke heq keq, ço letra e mos merr përgjigje, por nuk ka problem. Edhe unë problem e kam pasur për t’u takuar, se i thoja, aman takohem, nuk më takonte dhe prap do më takojë po problem e ka sa të bëj një çik sikur nuk do. Edhe ai atë “sikur nuk do” e ka me protesta, me çadra, me revolucione, me përmbysje.

Rama nuk ka lënë pa shigjetuar kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Edi Rama: Shko nëpër Shqipëri, mbledh ata, Franin me shoqërinë e tokave dhe hajdeni ta rrëzojmë. Është mesazh dashurie, por nuk ka kurajon ta thotë hapur se ku e ka hallin dhe pastaj. Nuk është puna tek ai, se është artist, por unë habitem me këta që kujtojnë se ai do bëjë revolucion e i shkojnë nga mbrapa. Ai seriozisht e ka vetëm atë që nuk thotë, që do patjetër që të takohemi ne të dy. Për sa i përket asaj, ne nuk kemi ardhur këtu për të zgjedhur kandidatët, kështu që mos na fusni në këto situata.

Në takimet e zhvilluara në rrethe, Rama ka bërë thirrje për të ngritur shqetësimet në portalin Shqipëria që duam.

Sipas tij, kjo formë eleminon letrat në Ministri.


EMISIONET