Për një sëpatë, vdes!

Policia e Floridës ka publikuar një video shqetësuese, teksa një tregtar është xhiruar duke vrarë një hajdut dyqani në një distancë shumë të shkurtër.

Michael Dunn, komisioner i qytetit të Lakelandit, është filmuar duke qëlluar mbi 50 vjeçarin, Christobal Lopez në hyrje të dyqanit të Vets Army Navy Surplus në Lakeland më 3 tetor.

Lopez shihet duke u përpjekur të largohet ndërsa Dunn, 47 vjeç, e mban atë përkrahu ndërsa në dorën tjetër ka një armë pistoletë.

Teksa viktima përpiqet për t'u çliruar, burri e qëllon me pistoletë duke i shkaktuar vdekjen. 

Burri bie nëtrotuar dhe askush nuk lajmëron ambulancën, derisa vdes.

Dunn akuzoi Lopez se po përpiqej të vidhte një sëpatë.

Departamenti i Policisë Lakeland dhe Prokuroria e Shtetit vazhdojnë të hetojnë vrasjen.

EMISIONET