Një seksion kushtuar diasporës në Muzeun Historik Shqiptar

Një seksion kushtuar diasporës në Muzeun Historik Shqiptar

Një seksioni kushtuar diasporës është parashikuar të hapet në ambientet e Muzeut Historik Shqiptar. 

Në këtë seksion  do të mund të ekspozohen materialet e mbledhura nga komuniteti ortodoks, në Çikago, si dhe foto të pashfaqura të Faik Konicës.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ishte në Cikago ku mbajti një takim me komunitetin shqiptar atje  në Kishën Ortodokse Shqiptare “Shën Nikolla” dhe Qendrën Islamike Shqiptaro-Amerikane

"Ministri tha se po përpiqej të nxiste rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta që ka pasur komuniteti shqiptar me kongresin dhe senatin para luftës" thuhet në njoftimin për shtyp.

Gjatë bashkëbisedimit u fol dhe për ligjin e sapo dekretuar ‘Për Diasporën” duke u ndalur veçanërisht tek mënyra e funksionimit te Këshillit Koordinues. 

 “Këshilli është një organizëm shumë i rëndësishëm, pasi në të njëjtën tryezë do të  ulen 15 anëtarë të diasporës. Krah tyre do të jenë Kryeministri, Presidenti dhe Ministrat më të rëndësishëm. Këshilli Koordinativ do të bëhet pika e komunikimit mes institucioneve shtetërore dhe përfaqësueseve të diasporës”, tha z. Majko, i cili shtoi se përfaqësuesit e diasporë do te hedhin ne tryeze problemet kryesore.  Gjatë  takimit u diskutua gjithashtu për shqetësime të  tjera të  komunitetit, si çështja e regjistrimit të  shtetasve jashtë  vendit, hapja e qendrave kulturore, votimi.

EMISIONET