Një president i ri për Kubën

Një president i ri për Kubën

Një frymë moderniteti pritet të prekë një ndër shtetet më të mbyllura të botës, me ardhjen në krye të një presidenti të ri. Bëhet fjalë për Kubën, që duke filluar nga 19 prilli do të drejtohet nga Migel Dias-Kanel, pasues i Raul Kastros. Pritshmëritë e kubanezëve janë të larta, por duket se komuniteti pro-amerikan nuk ndan të njejtin entuziazëm.

Pas 6 dekadash nën drejtimin e vëllezërve Kastro, një lider i ri pritet të bëhet President i Kubës, ishullit më të madh të Karaibeve. Emërimi i tij do të bëhet nga Asambleja Kombëtare më 19 prill.

Miguel Diaz-Canel do të jetë pasardhësi i Raul Kastros, i cili ka vendosur të tërhiqet nga jeta politike për t’i lënë vendin një udhëheqësi të një gjenerate më të re. 57-vjeçari, pretendent për President ka premtuar modernizimin e ishullit, por mjetet e tij për arritur këto synime do të jenë të kufizuara, për shkak se forca politike që ka në dorë drejtimin e vendit deri në vitin 2021, është Partia Komuniste e familjes Kastro.

Megjithatë Diaz-Canel gëzon besim të plotë duke qenë se është zgjedhur si një kandidat konsensual, pasi ka vërtetuar se do të ndjekë politikat e Partisë Komuniste në planin ekonomik dhe politik.

Deklaratat e tij për të vijuar rrugën e paraardhësve dhe për luftën ndaj imperializmit, nga ana tjerër, mund të konsiderohen si kërcënuëse në një kohë kur marrëdhëniet e Kubës me Shtetet e Bashkuara po hasin tensione të ripërsëritura që prej ardhjes në pushtet të Presidentit Donald Trump.

Diaz-Canel, i njohur ndryshe nga qytetarët si “njeriu i popullit”, ka spitakur si një person punëtor dhe dashamirës i kulturës.

Ai është përkrahës i një medieje më kritike si dhe për një shoqëri më të hapur me botën, falë zgjerimit të aksesit në internet. 

Për t’u theksuar është dhe mbështetja që ai i ka dhënë komunitetit të LGBT, çka e rendit atë ndër të paktët udhëheqës komunistë tolerante ndaj këtij fenomeni.

Duket se pas Revolucionit të 1959 nga Fidel Kastro, të tjera ngjarje revolucionare e presin Kubën.

EMISIONET