Angelina Jolie është pjesë e dokumentarit "Mbretëresha e planetit të gjelbër" dhe është filmuar duke pilotuar një aeroplan. Ylli i Hollywood është pjesë e dokumentarit të përqëndruar në punën e Elizabeth II për ruajtjen e pyjeve.

Fituesja e Oskar në një video shihet duke fluturuar me areroplan dhe duke shijuar peisazhet përreth një shkretëtire.

"Është kaq bukur. Unë mendoj se ky është një nga vendet më të bukura në Tokë,"-tha aktorja, duke vënë në dukje se nuk ka as shumë arsye për tu gëzuar.

Ndryshimi i klimës në dekadat e fundit është i dukshëm dhe sipërfaqja e Tokës me shkretëtirë po rritet.

"Më pëlqen shkretëtira por nuk dua që të rritet në këtë mënyrë."

Ndërkohë që fansat, nuk ishin shumë të përqëndruar tek fjalët sesa tek aftësia e saj për të pilotuar një aeroplan.

Nuk është një sekret që ajo ka marrë licensën e pilotit në vitin 2004, por nuk ishte parë ndonjëherë duke fluturuar dhe dukej një pilote shumë seksi.




/Ora News.tv/